L’Equipe” ironizon Ramos, “kujton se po luan ende te Reali”

23/12/2021 12:26

Sergio Ramos ende nuk është në gjendje të japë kontributin që pritet prej tej te PSG. Kur nuk bëhen shkak lëndimet, janë kartonët të kuq.

Mbrojtësi andaluzian luajti zi zëvendësues në barazimin 1-1 të skuadrës pariziene ndaj Lorientit, duke hyrë në fushë pas pushimit mes pjesëve, por doli jashtë pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, pasi mori kartonin e dytë të verdhë.

Gazeta “L’Équipe”, në vlerësimet që u ka bërë futbollistëve pas ndeshjes nënvizoi me ironi se Ramos mendonte se po luante ende te Reali i Madridit.

“Ramos u përpoq t’i jepte vertikalitet sulmeve të PSG-së. Ai u përpoq shumë, por kujtonte se po luante akoma te Reali i Madridit. Mori dy herë kartonë të verdhë dhe rrjedhimisht doli nga loja me të kuq.”

Ishte hera e parë që Sergio Ramos ndëshkoj me karton të kuq që kur mbërriti te PSG në verë. Debutimin në Ligue 1 e bëri më 28 nëntor, kundër Saint-Étienne, ndërsa të dielën e kaluar ish-lojtari i Realit luajti 45 minuta në ndeshjen e Kupës së Francës. Ndaj Lorientit mori sërish minuta në këmbë, por provoi edhe kartonin e parë të kuq në Francë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA