Pamje nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit në Milot.

Viktima është identifikuar si Ndue Shyti, 70 vjeç, nga fshati Gurëz i Kurbinit.

Mjeti tip Mercedes Benz me drejtues shtetasin A.L., ka aksidentuar 70 vjeçarin që po lëvizte me biçikletë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Top Channel