Gazeta serbe Novosti jep alarmin se shqiptarët po fuqizohen dhe se ushtria e Kosovës po forcohet përmes parave të emigrantëve.
Ideja është e Ramush Haradinajt, shkruan ajo, i cili tha me herët se “Ushtrisë së Kosovës i duhen 10 miliardë euro.
Buxheti i tanishëm prej 100 milionë eurosh nuk mjafton që të kemi një ushtri të aftë për mbrojtje ndaj agresorëve të mundshëm.
Kuvendi i Kosovës duhet të nxjerr një ligj për një fond për ndihmë ndaj Ushtrisë së Kosovës e për donacione të shqiptarëve kudo që janë, në trojet e veta etnike apo në diasporë, për Ushtrinë e Kosovës”.
Kjo deklaratë e kreut të AAK-së dhe ish kryeministër të Kosovës, ka mbjellë shqetësim në Beograd.
Novosti citon Ljuban Karan, një ish-oficer i kundërzbulimit ushtarak serb , të nenvizojë se se armatosja e forcave shqiptare të sigurisë në Kosovë sado e rrezikshme të jetë, “nuk është i vetmi kërcënim për Serbinë dhe popullin serb”.
Sipas tij, rreziku më i madh është të krijohet atmosfera e duhur që në të ardhmen, “Ushtria e Kosovës” të jetë në mesin e anëtarëve të NATO-s.
Novosit e vën theksin tek fakti që Turqia, por edhe Kroacia dhe disa shtete perëndimore, mbeten donator besnikë të ushtrisë së Kosovë, ndërsa kujton se deri më tani në Prishtinë kanë mbërritur kryesisht automjete luftarake, armatim këmbësorie dhe pajisje”, por thotë se ka të dhëna që po punohet edhe për blerjen e armatimeve më të rëndësishme ushtarake si avionë, raketa e pajisje artilerie.
Top Channel