Një incident që bëri menjëherë xhiron e rrjetit, solli ndërprerjen e raportimit të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci në komisionin për bujqësinë të Kuvendit të Kosovës.
Pas tensioneve të krijuara me deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, kjo e fundit hodhi drejt ministrit një gotë me ujë.
“Ti je rrugaç”, tha deputetja e zemëruar, ndërsa Peci u shpreh se do ta vazhdojë reformën në ministrinë e tij.
“S`ka më vjedhje, sa të jem unë ministër këtu nuk vjedh më njeri. Kështu që gjuani me ujë, siç keni gjuajtur me plumb në të kaluarën, nuk më ndalon dot kush të luftoj krimin dhe korrupsionin”, u shpreh ai.
Musliu sakaq thotë se do të ngrejë padi kundër ministrit të Bujqësisë për akuzat që ai ka lëshuar ndaj saj.
Për Musliun nuk është hera e parë që nuk e përmban dot zemërimin përballë një kundërshtari politik. Edhe në 2013-tën ajo goditi me këpucë Liburn Alijun e Vetëvendosjes, i cili po mbante një fjalim që e irritoi deputeten e PDK-së.
Top Channel