Rezorti përrallor i surfistëve shkatërrohet nga tajfuni në Filipine (fotot)

22/12/2021 20:37

Pronarët e rezorteve dhe bareve në një ishull të njohur të sportisteve te surfit në Filipine, përballen me kosto të shumta për riparimet prej tajfuit Rai.

Stuhia e fuqishme që goditi arqipelagun përfshiu gjithashtu zonën e Siargao, parajsën tropikale me plazhe të gjera, valë të mëdha dhe vende relaksuese.

Erërat që arritën deri në 195 kilometra në orë prekën ishullin të enjten duke çrrënjosur pemë, duke rrëzuar ndërtesa të drunjta e shtyllë elektrike.

Shkatërrimi ishte i madh në ishullin që është votuar këtë vit si destinacioni më i mirë i pushimeve në Azi nga ‘Nast Traveler’.

“Ditën pas stuhisë ne dolëm jashtë dhe të habitur thamë, kjo është Siargao tani, çdo gjë është shkatërruar,” thotë kuzhinierja 27 vjecare Clodine Mendoza.

Stuhia ishte një goditje e rëndë për operatorët turistikë në sezonin kur shumë familje filipinase drejtohen në plazhet e famshme.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA