Foto Ilustruese

Një 31-vjeçar i identifikuar si Spartak Hoxha (Rica), banues në Sanxhak, Kurbin është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për dy vepra penale.

Policia e Kurbinit, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, ka mirë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është bërë e mundur që në lagjen nr. 5 Laç, të kapet dhe të ndalohet 31-vjeçari.

Ai ishte shpallur në kërkim në dhjetor të vitit 2020, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin e ka dënuar me 3 vite burg për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Top Channel