Genta Ismajli, një nga këngëtaret më të famshme shqiptare ka qenë në qendër të vëmendjes pas disa foto sesioneve përmes të cilave njoftoi se do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo është në pritje të binjakëve së bashku me bashkëshortin e saj Usta. Por fotografitë u fshin për disa çaste nga rrjeti i saj social Instagram, duke ngjallur akoma më shumë kureshtjen e fansave të saj.

Për këtë ka reaguar këngëtarja duke thënë se të dhënat e saj në Instagram ishin keqpërdorur dhe ndaj ishin fshirë disa prej fotografive të saj.

“Pas një problemi me Instagram, ku më sakt Instagrami im është keqpërdorur dhe janë fshirë disa nga fotografitë e mia dhe shumë njerëz kanë marrë mesazhe nga më të ndryshmet. Unë ju kërkoj falje për çdo mesazh që keni marrë gjatë kësaj kohe.

Faleminderit miqve të mi që më në fund më kthyen Instagramin. Me dashuri Genta”, thotë këngëtarja.

FOTO GALERI
8/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA