Anëtarja e Komisionit të përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Edith Harxhi, e ftuar në emisionin Top Talk, në Top Channel, tha se në selinë blu është përballue edhe me njerëz të armatosur.
Teksa komentoi aksionin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Harxhi tha se përballë tij kreu aktual i PD-së Lulzim Basha është i frikësuar.
“Ne nuk kemi kontrollin e PD-së, ne jemi PD-ja. Jemi PD-ja bio. Po në selinë e partisë ka njerëz të armatosur, brenda saj. Unë që kam shkuar tre apo katër herë më kanë dalë para ata njerëz që janë të dyshimtë.
Ata janë njerëz të afërt të Lulzim Bashës, që mendoj që paguhen nga ai për të qenë aty dhe për ta mbrojtur atë dhe karrigen e tij. Kjo është vetëm çështje karrigeje jo jete.
Basha për mendimin tim ka ardhur me një mision, që është shkatërrimi i PD-së”, tha Harxhi.
Top Channel