Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblimet për edicionin më të pasur të të gjitha kohërave 05/06 16:01
Listës së gjatë të lojtarëve të infektuar me Covid-19 te Reali i Madridit i shtohet edhe mesfushori spanjoll Isco.
Në testet që kanë kryer sëfundmi përveç austriakut David Alaba ka rezultuar i infektuar edhe Isco që gjithashtu do të jetë një mungesë për trajnerin Carlo Ancelotti në sfidën e së mërkurës në mbrëmje ndaj Athletic Bilbaos, ndeshje të cilën madrilenët do të luajnë në transfertë, takim i vlefshëm për javën e 21-të të La Ligas.
Përveç Alabas dhe Iscos për shkak të COVID-19, Ancelotti nuk do të ketë në dispozicion edhe Asension, Bale, Lunin, Marcelon, Modric dhe Rodrygon. I skualifikuar është Casemiro ndërsa i dëmtuar është Dani Carvajal.
Top Channel