“A do pranohen simbolet e Kosovës në të njëjtën tryezë me Serbinë?”/ Vuçiç: Jemi këtu për të ndërtuar ura

21/12/2021 14:03

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u shpreh këtë të martë në konferencën e Ballkanit të Hapur të mbajtur në Tiranë, se kjo nismë është për të ndërtuar, pasi gazetarja shqiptare e pyeti nëse Kosova do të pranohej me simbolet e saj në të njëjtën tryezë me  Serbinë.

Sipas tij, fshihen miliona fusha bashkëpunimi në kuadër të kësaj nisme dhe se të gjithë qytetarët duan të përfitojnë nga kjo.

“Ne jemi përgjigjur në raste të ndryshme, do të jetë e lehtë të përgjigjem që në mënyrë të fitoj disa pikë nacionaliste në vendin tim, se pas disa muajsh kemi zgjedhje. Do përpiqem ta shpjegoj edhe një herë. Kemi pikëpamje të ndryshme lidhur me Kosovën. Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia kanë pikëpamje të ndryshme, por kjo nuk është arsye që ne të mos flasim dhe të mos kemi Ballkanin e Hapur. A do jetë më e lehtë për shqiptarët  dhe serbët nëse do të kishte të tilla kufi apo radhë që njerëzit të lëviznin lirisht? Nuk besoj që ka njeri qoftë në Prishtinë apo në Mitrovicë. Nëse më pyesni nëse do të kisha problem që ata të shfaqeshin, ajo është në juridiksionin e çështjes në Bruksel. Nuk kemi asnjë problem për këtë të punojmë në kuadër të Ballkanit të Hapur. Edhe nëse me krenari vendosëm  krah për krah flamurit të Maqedonisë së veriut apo Malit të Zi. Jemi këtu për të ndërtuar ura. Miliona fusha bashkëpunimi fshihen pas nesh, por duhet treguar përgjegjësi e seriozitet”, tha Vuçiç.

Këtë të martë u mbajt Samiti i “Ballkanit të Hapur” në Tiranë, takim mes kryeministrit Edi Rama me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku nënshkruan pesë marrëveshje.

1-Një treg i përbashkët dhe i lirë pune mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
2-Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhje elektronike identifikimi për qytetarët në Ballkanin Perëndimor.
3-Marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.
4-Marrëveshje Shqipëri-Serbi për njohje e ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).
5-Marrëveshje Shqipëri-Maqedoni e Veriut për njohje e ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).

Nisma për bashkëpunim rajonal është përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE. Megjithatë kësaj nisme nuk po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina. Qeveria e Kosovës, nën udhëheqjen e Albin Kurtit, mendon se iniciativa e kësaj nisme, sipas tij “mini-Shengen” është nismë pa vizion për rajonin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA