Tensione në oborrin e selisë së PD-së/ Fiken dritat, protestuesit: Rama ik, Basha ik!

20/12/2021 16:20

Një moment tensioni ka ndodhur në selinë e Partisë Demokratike, ndërsa dhjetëra mbështetës të saj ndodhen jashtë duke pritur anëtarët e Komisionit të Rithemelimit dhe ish-kryeministrin Sali Berisha për t’u nisur drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Në selinë e Partisë në një moment janë fikur dritat dhe kjo është interpretuar si një provokim ndaj demokratëve, të cilët kanë nisur me ovacione të thërrasin “Rama ik, Basha ik”.

Ndërkohë në selinë e PD-së ka mbërritur anëtari i Komisionit të Rithemelimit Flamur Noka dhe Tritan Shehu. Noka i ka bërë thirrje qytetarëve protestues që t’i drejtohen sheshit para Kryeministrisë, ndërsa turmës i prin ish=kryeministri Sali Berisha.

Pas pak çastesh pritet të nisë protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër takimit të “Ballkanit të Hapur”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA