Në një konferencë për mediat, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka folur për anëtarët që morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit.
I pyetur se si mund të besojë sot media që emrat që lexoi janë delegatë kur nuk siguron listën e anëtarësisë, Bardhi thotë se nuk do ta marrin sepse përbën të dhëna sensitive për anëtarët.
Ndër të tjera, thekson se Berisha nuk njeh asnjë institucion që nuk njihet prej tij por nuk e kanë përgjegjësi që t’i përgjigjen çdo gënjeshtre.
Pyetje: E kemi pasur të pamundur të verifikojmë firmat e delegatëve se nuk e kemi listën e anëtarësisë. Si mund të besojë media që emrat që ju lexoni janë delegatë kur nuk e ka listën e anëtarësisë?
Bardhi: Ju nuk e keni dhe nuk keni arsye për ta pasur, prandaj partitë politike veprojnë me institucione. Gjatë këtyre 3 muajve, për të shkuar në këtë rrëmujë, për të futur mediat dhe opinionin publik në këtë rrëmujë, shkrihet kryesia, anëtarët ilegjitim, Kuvendi Kombëtar ilegjitim, pra çdo institucion që nuk kontrollohet nga Berisha, për fat të keq nuk njihet prej tij. Se gënjeshtra përkthehet në konflikt, është e pamundur që t’i përgjigjet çdo gënjeshtre, nuk kemi përgjegjësi. A mund të më thoni kujt i shërben ky keqinformim, ky helmim i demokratëve me gënjeshtra? Kjo i shërben vetëm atij që do të fshihet pas demokratëve për interesin e tij personal.
Struktura nuk është statike, ju mbani mend disa anëtarë të kryesisë të degës Korcë që dhanë dorëheqjen. Ata nuk janë më anëtarë të Kuvendit Kombëtar të PD. E njëjta ka ndodhur me disa zyrtarë të tjerë të partisë. Delegatët e FRPD caktohen kuvend pas kuvendi nga sekretariati. Ka një numër delegatësh jo më shumë se 5% dhe kjo caktohet rast pas rasti në cdo Kuvend. Ka një detyrë të caktuar në struktura.
Top Channel