Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit ka reaguar për protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, në sheshin para Kryeministrisë, që mbahet kundër takimit të “Ballkanit të Hapur”.
Në fjalën e tij, Balla u shpreh se kjo protestë po mbahet vetëm përt hallin e Berishës që ka me Amerikën, ndërsa thekson se të kundërvihesh sot kundër nismës për Balkanin e Hapur është një vijimësi e krijimit të një linje antiamerikane në Shqipëri.
Po ashtu Balla i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë dy dosje sipas tij korruptive, të cilat ai vetë i ka denoncuar. Bëhet fjalë për privatizimin e klubit sportiva partizani dhe privatizimin e OSSH te CEZ.
“Teksa ne përmbyllim këtë seancë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit zhvillohet një protestë, e cila nuk ka asgjë në përmbajtjen e vet të përbashkët me politikën e Shqipërisë në rajon dhe me angazhimin e vendit në kuadër të procesit të integrimit Europian. Është një protestë që është thirrur për hallin e Berishës, aspak për çështje që lidhen me Ballkanin e Hapur që është një nismë e përshëndetur nga SHBA dhe BE.
Të kundërvihesh sot kundër nismës për Ballkanin e Hapur është një vijimësi tashmë e krijimit të një linje antiamerikane në Shqipëri. Berisha nuk ka hallin e Ballkanit të Hapur, por ka hallin e tij, një hall që nuk ia zgjidh dot askush dhe shpresoj që institucionet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre për hetimin e plotë të dosjeve që flejnë në sirtarët e SPAK, se teksa dhëndri i Berishës është pjesë e protestave të Saliut për tu mbrojtur nga drejtësia ju kujtoj që kemi depozituar para ca muajsh një kallëzim penal për mënyrën se si u privatizua klubi sportiv Partizani.
Një pronë në qendër të Tiranës që u shit për më pak se 100 milionë lekë të vjetra. Po ashtu është një aferë korruptive privatizimi i OSSH te CEZ, tek e cila është vërteuar shifra prej 408 milionë euro dëm në financat e shtetit. Të dyja këto dosje janë ende pa përgjigje dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje nga Prokuroria për satusin e tyre”, tha Balla.
Top Channel