Ndryshon Ligji për pastrimin e parave/ Deputetët votojnë draftin, kërkojnë sqarim për bllokimin 72 orë të llogarive
07/04 16:57
Demokratja Edith Harxhi ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb, Alesandar Vuçiç.
“Po mundohen të joshin Kosovën, Kosovën e brishtë. Sa njohje i ka dhënë Kosovës në këto 9 vite, 0, ka shëtitur disa herë në Beofgrad. Janë të gjitha mashtrime. Ku dolëm përsëri në një komb, një qëndrim, jemi ne ata që e bëjnë kombin, rreziku vjen nga Rama, nga Vuçiç dhe ata që paguan Ramën dhe Vuçiç në mision për të djegur Ballkanin. Gjoja nip i Pejës ai, asgjë në 4 vitet e fundit që është diskutuar, ka bërë vetëm një deklaratë të mjerë nga selia e PD. I them Edi Ramës dhe Vuçic, për mua dhe miliona shqiptarë Kosova është Jerusalemi ynë është Meka jonë”, tha Harxhi.
Top Channel