Vota e diasporës/ PS dhe PD drejt një pakti të ri, Sali Berisha konfirmon negociatat me maxhorancën për ndryshimin e kodit
10/01 19:36
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka folur për delegatët që morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit.
Në konferencën për mediat është pyetur se ku kanë qëndruar 5004 delegatë kur salla e Pallatit të Kongreseve kishte 1958 karrige, Bardhi tha se ishin shpërndarë në ambientet e brendshme.
“Të numëronit njerëzit në sallë, jo karriget. Ka pasur njerëz edhe në ambientet e brendshme të pallatit të Kongreseve. Secili prej anëtarëve të Kuvendit ka shprehur vullnetin me votë. Nuk i kam vendosur GPS nga mbrapa por të bëj transparencë për ta”, tha Bardhi.
I pyetur se çfarë funksionesh kanë në PD, Bardhi tha: “Funksioni është anëtar i Kuvendit Kombëtar”.
Top Channel