Basha – Spiropalit: Vjedh 5 mln euro dhe krekosesh me rroba firmato. Nuk më jep dot leksione për tonin e zërit

20/12/2021 12:02

Kryetari i PD ka replikuar sërish me ministren Spiropali duke i thënë se nuk e përcakton tonin e tij të zërit.

Përveç kësaj tha se krekoset me rroba firmato pasi vjedh 5 milionë euro, gjë që nxiti reagimin e Spiropalit, të cilës Basha iu përgjigj duke i thënë: “Shko bërtit para gjyqtarëve”.

Sa i përket shifrave të jetëve të humbura nga Covid-19, Basha auzon qeverinë se kanë vjedhur në krizën e pandemisë dhe në kohën kur vendi u godit nga tërmeti shkatërrues.

Basha: Tonin tim se përcakton dot as i pari i bandës tuaj as ju të tjerët,. Doni vettingun, filloni nga vetja. Të vjedhësh 5 milionë euro e të krekosesh me rroba firmato këtu.

Ndërhyn Spiropali.

Basha: Mos bërtit, do të bërtasësh para gjyqtarëve. Atje shko bërtit, jo këtu. Toni im ka të bëjë me hipokrizinë tuaj. Ju jeni shkaktarët e vdekjeve që i mbyllët shqiptarët në karantinë totale dhe nuk morët asnjë masë reale sepse paketa e ndihmës ishte më e ulët. Jeni më keq se Covidi, madje më vdekjeprurës ndërsa një qeveri kaq shpirtzezë që vjedhin në pandemi e tërmet, këtë nuk e ka parë askush. Jo më kot jeni në raportin e 2021 të departamentit të shtetit si qeveria më e korruptuar e Ballkanit ndaj nuk pres leksione për tonin tim nga ikonat e korrupsionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA