22/12 11:47
Një film kushtuar historisë së arbëreshëve të Italisë pritet të vijë së shpejti në Netflix.
Filmi me titull “Arbëria” që pritet të shfaqet për publikun më 23 dhjetor i përket regjisores me origjinë kalabreze Francesca Olivieri.
Kryebashkiaku Erion Veliaj në një status në “Twitter” e konsideron filmin si tepër emocional dhe të bukur.
“Arbëria” në Netflix Një film tepër emocional dhe i bukur, kushtuar arbëreshëve të Italisë, sjellë nga regjisorja me origjinë kalabreze, Francesca Olivieri. Sa privilegj, të shohësh njëfilm për shqiptarët e mirë në një platformë të suksesshme si Netflix”, shkruan Veliaj.
Top Channel