Pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar, Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë në selinë e PD.

Mesazhet kryesore që dha në mbledhje janë:

1.Mirënjohje e jashtëzakonshme për sakrificën tuaj në kushte të jashtëzakonshme. Pavarësisht gjithçkaje, 5004 delegatë të pranishëm ishin për shkak të sakrificës shumë të madhe të demokratëve.

2. Përgatitje për shtrirje në terren në funksion të organizimit të partisë dhe përgatitjen e partisë për zgjedhje.

Pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar, Basha tha se do të qëndrojnë në shtëpinë e demokratëve duke iu referuar selisë së PD. Sa i përket referendumit të mbajtur nga Berisha për shkarkimin e tij, Basha mohon të ketë pasur një të tillë duke thënë se ka një PD dhe një Kuvend Kombëtar.

Basha: Është mbajtur Kuvendi i demokratëve. Ka njerëz që nuk nxjerrin mësim nga historia. 96 është një njollë turpi në historinë e PD për të cilën i kërkojmë falje shqiptarëve. Nuk mund të ketë më përsëritje. Kjo është shtëpia e demokratëve. Demokratët janë krenarë për atë që kanë arritur. Mund të kishim qenë vendi i parë nga të gjithë vendet lindore që mund të ishim anëtarësuar në BE. Përgjegjësi për këtë kanë ata që për interesat e tyre, interesin e tij personal, Sali Berisha president i asaj kohe pranoi një standard zgjedhor të papranueshëm. E sotmja tregoi qartë vullnetin e demokratëve.

Kultura e ndërprerjes është një kulturë që duhet ta lëmë pas. Ne do të qëndrojmë të qetë në shtëpinë e demokratëve që është shtëpia e lirisë, do të qëndrojmë me vetëdije për të gjithë gabimet tona të të kaluarës duke përfshirë atë që vuri në lëvizje pastaj një revansh 8 vjeçar mbi Shqipërinë, demokracinë, PD dhe të gjithë shqiptarët që ndaloi atë që do të kishte sjellë sot Shqipërinë në BE, por gabimet e kaluarës, sidomos kur përsëriten në mënyrë tragji-komike nuk do ta marrin peng më demokratët. Sot ka patur vetëm një aktivitet të PD dhe ka qenë Kuvendi Kombëtar i demokratëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA