Gjatë spektaklit të mbrëmshëm, Iliri tha se disa banorë janë kot brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kjo gjë nxiti reagime të ashpra pasi balerini foli me emra duke përmendur kështu Sarën, Einxhel dhe Antonelën.

Donaldi ka diskutuar me Ilirin në lidhje me Sarën duke i thënë atij se ajo që tha ishte e nxituar nga ana e tij.

“Unë nuk të ve faj se ti nuk e njeh ngaqë jeton në Itali edhe ajo e folur për mua është e nxituar”, tha Donaldi.

“Përveçse jetoj në Itali, unë këtu dy muaj nga Sarah nuk kam parë asgjë”, tha Iliri.

“Unë njerëzit këtu brenda nuk i vlerësoj për atë çfarë kanë bërë jashtë po për atë që japin këtu brenda”, tha Donaldi.

“Banorët që janë këtu brenda bazohen te gjërat që kanë bërë jashtë. Unë me Sarën që kur ka ardhur e deri tani nuk kemi bërë një bisedë kushedi se çfarë. Mendoj që ka fillimi e deri tani është një vajzë e edukuar,e mirësjelltë por nga ana karakteriale le për të dëshiruar që nga raporti me Pm”, tha Iliri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA