Tërmet në Itali e Greqi/ Njerëzit në panik, evakuohen shkolla

18/12/2021 17:56

Lëkundje të forta toke u regjistruan dhe në Milano të Italisë.

Tërmeti me magnitudë 4.4 e kishte epiqendrën në Bergamo. Shumë njerëz kanë dalë të frikësuar në rrugë, ndërsa mediet vendase thonë se disa shkolla janë mbyllur. Sipas Institutit kombëtar të gjeofizikës dhe vullkanologjisë, lëkundja ndodhi në një thellësi prej 25 kilometrash. Frikë pati edhe në Lecco, ndërsa në Bergamo u shënua edhe një luhatje e dytë, por më pak e fortë sesa e para. Autoritetet lokale thonë se nuk ka të dhëna për dëme e ç’është më e rëndësishme, nuk ka informacione për të lënduar, edhe pse ata po i vazhdojnë verifikimet.

Ky informacion u konfirmua edhe nga Mbrojtja Civile. Ndërkohë, po sot një tërmet i fuqishëm u shënua pjesën jugore të Greqisë. Ai kishte një magnitudë më të madhe sesa tërmeti i Italisë, 5.4, por u regjistrua edhe në thellësi më të madhe, pothuajse 58 kilometra në pjesën e detit mes Peloponezit dhe ishullit të Kretës.

Mediet greke thonë se ky tërmet u ndje në Kretë por edhe në Athinë. Edhe këtu megjithatë, nuk ka raporte për dëme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA