Rusia nis trupa të tjera në kufirin me Ukrainën, Putin “ka ndarë mendjen” për luftë!

18/12/2021 17:47

Rusia ka dërguar trupa të tjera në kufirin me Ukrainën pavarësisht thirrjeve të presidentit amerikan Joe Biden për të ulur tensionet.

Burime të inteligjencës amerikane thanë për CNN se njësi të tjera ushtarake ruse kanë lëvizur këto ditë në zonën kufitare, ndërsa zyrtarë amerikane dhe ukrainas thonë se kanë prova që Moska ka nisur të devijojë sistemet ajrore e hekurudhore në mbështetje të përpjekjeve ushtarake; një aktivitet i ngjashëm u pa edhe pranverën e kaluar kur forcat ruse u afruan rrezikshëm në kufi por më vonë u tërhoqën. Prej muajsh NATO dhe BE kritikojnë marshimin e trupave të Rusisë në kufirin me Ukrainën.

Moska kërkon t’i jepet fund zgjerimit të NATO-s në lindje dhe po rrit presionin duke kërkuar garanci për sigurinë. Në kulmin e tensioneve me Ukrainën Rusia paraqiti kërkesat e saj: ajo publikoi projektet për dy marrëveshje me qëllim që të ndalohet zgjerimi në lindje i aleancës si dhe krijimi i bazave mbrojtëse ushtarake të SHBA-së në shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Sfondi ka të bëjë me frikën e Perëndimit, se forcat ruse mund të ndërhyjnë në Ukrainë. Praktikisht, ajo kërkon kërkon garanci ligjore, e të detyrueshme, që NATO të heqë dorë nga çdo aktivitet ushtarak në Evropën Lindore dhe Ukrainë, pjesë e një liste kërkesash mbi çështje të sigurisë që dëshiron t’i negociojë me Perëndimin.

Një zyrtar i lartë i administratës tha se Shtetet e Bashkuara ishin të përgatitura për të diskutuar rreth propozimeve, por shtoi: “se në to, ka disa gjëra që rusët e dinë se janë të papranueshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA