Referendumi për shkarkimin e Bashës, momenti kur nxirren jashtë komisioni dhe materialet zgjedhore në Delvinë

18/12/2021 14:51

Policia bashkiake në Delvinë ka nxjerrë komisionin dhe materialet zgjedhore jashtë ambientit, ku po votohej për shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Anëtarë të PD-së kanë treguar akt pagesën që kanë bërë në bashki për përdorimin e ambientit këtë të shtunë.

Dega PD Delvinë kërkon pranë bashkisë Delvinë, një ambient në dispozicion të aktivitetit të kësaj dege, e cila organizohet në datën 18.12.2021, prej orës 7:00 të mëngjesit deri në orën 12:00 të ditës të shtunë, kërkesë e cila duhet të vlerësohet nga ana juaj përsa i përket anës financiare”, shkruhet në akt.

 

 

I njëjti incident ndodhi më herët në Cakran. Luan Baçi akuzoi policinë se ka hyrë me forcë në njësinë administrative ku demokratët po votonin.

Policia bashkiake e Fierit ka shkuar, ka ndërprerë procesin e votimit, ka hyrë te zyrat e njësisë vendore”, thotë Baçi për mediet.

Sipas tij, se një ditë më parë kanë biseduar me drejtuesit e njësisë vendore, që i kanë dhënë lejen për të zhvilluar procesin vendor aty. “Policia i ka nxjerrë me zor, me kutitë e votimit. Të gjitha materialet zgjedhore i ka nxjerrë jashtë. Po mundohemi të gjejmë një ambient tjetër aty afër për të vazhduar votimin. Demokratët e Cakranit do të vazhdojnë procesin e votimit”, shprehet Baçi.

Ndërkohë, ka reaguar policia, ku mohon të jetë përfshirë në një incident të tillë.

Strukturat e Policisë së Shtetit janë tërësisht të papërfshira dhe neutrale në këtë situatë. Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht të garantojë rendin e sigurinë në territor, të parandalojë dhe reagojë me profesionalizëm në çdo situatë që cenon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Këtë të shtunë po votohet në referendumin e thirrur nga Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njoftoi se materialet zgjedhore janë shpërndarë dhe administruar nga të gjitha komisionet përkatëse në të 106 Qendrat e Votimit në të gjithë vendin.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA