Ish-kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi këtë të shtunë deklaroi se me urdhër të Armando Subashit policia bashkiake ka ndërprerë procisin e votimi në Cakran.
Baçi tha për gazetarët se procesi ka filluar normalisht në orën 08:00 në të gjitha qendrat e votimit në Fier, duke përjashtuar vetëm incidentin e Cakranit që ka ardhur me gjasë si pasojë e një negocimi mes Gazment Bardhit dhe kryebashkiakut të Fierit.
“U bisedua me drejtuesit e njësisë vendore dje, na lejuan dhe u vendos që votimi të kryehej aty. Tani kanë shkuar dhe i kanë nxjerrë jashtë me gjithë materialet zgjedhore për urdhër të Armando Subashit. Është për të ardhur keq që veprimi i Subashit dhe gjithë subashëve të tjerë që merren me këto punë. Ta harrojnë se mund të ndërpresin votimin”, tha ai.
Baçi sqaroi se ishte biseduar me drejtuesit e njësisë vendore një ditë më parë dhe ishte marrë leja për ta zhvilluar këtë proces aty, por siç duket me urdhër të Armando Subashit policia bashkiake ka vendosur për ta ndërprerë.
Ai theksoi se po punohet për të gjetur një mjedis tjetër aty afër për të zhvilluar procesin e votimit.
Top Channel