Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD për të dhënë rezultatet e referendumit për shkarkimin e Bashës, por nuk kanë munguar pyetjet nga gazetarët për arsyen përse nuk ngjitet lart.
I pyetur se si e sheh faktin që Basha nuk e njeh referendumin, Berisha tha:
“Ai nuk e njeh veten e tij. I ka fikur dritat? A paskan ardhur. Me kaq shumë njerëz nuk kisha si ngjitesha lart. Këto ditë do të jemi në seli. Ai do rrijë aty i rrethuar, i kanë vendosur dhe dy kundragaz në zyrë.”
Pyetje: Ka arsye të ketë frikë?
Berisha: Kur nuk është i lirë, njeriu i palirë përjeton frikëra dhe terrore. Do fillojë grevë urie? Ja ta provojë po të dojë. Ai, mendoj unë, të shkojë në lagjen 8, të ulet aty ku lindi, të pyesi veten pse u denatyralizua nga lagjia dhe po të dojë, të rrijë. Gara në parti do jetë e hapur. Për këtë shekull i ka larë duart.
Top Channel