Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, ku mësohet se një mjet tip ‘Benz’ dhe një mjet tip ‘Audi’ kanë humbur kontrollin dhe kanë dalë jashtë rruge dhe për pasojë janë rrëzuar në kanal.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se si pasojë e aksidentit kanë marrë lëndime të lehta katër pasagjerë, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Bilishtit.
“Gjithashtu rreth orës 09:15, jemi njoftuar se në rrugën që lidh fshatin Tren, Devoll, me aksin rrugor Korçë-Kapshticë, kanë dalë nga rruga dhe janë rrëzuar në kanal, mjeti furgon tip “Benz” dhe mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin Ç. Ç., banues në fshatin Barç, Korçë. Për pasojë, kanë marrë lëndime të lehta 4 pasagjerë të mjetit tip “Audi”, konkretisht shtetasit M. H; Sh. M; K. H. dhe Xh. Sh., të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Bilishtit”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel