Deputetja Grida Duma ka kritikuar kryetarin e PD Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit Kombëtar duke thënë se ishin gabimet e Bashës që çuan qindra demokratë në Kuvendin e 11 dhjetorit që u thirr nga Berisha.
Ajo i bëri thirrje të gjithëve që mos t’i kthejnë SHBA-të në një sinonim të Lulzim Bashës. Deputetja deklaroi se PD ka gabuar që prej vitit 2013 ndërsa i tha Bashës se mbështetja e saj pa kushte ndaj tij, ka marrë fund.
Grida Duma: Sytë e mi sot e ndajnë qartësisht ish-kryetarin Berisha nga ata demokratë qartësisht të revoltuar me lidershipin. Veshët e mi e ndajnë qartësisht klithmën e dëshpëruar të Sali Berishës, nga dëshpërimi i atyre demokratëve të inatosur me lidershipin.
Troç fare unë me zemër isha dhe jam edhe me ata demokratë, jo me Sali Berishën, po me ata demokratë të cfilitur nga humbjet e njëpasnjëshme përballë regjimit të Edi Ramës.
Ndërsa me mendje unë jam sot këtu, jo për Lulzim Bashën, po me këta delegatë dhe me të gjithë demokratët e thjeshtë, që nuk e konceptojnë dot Partinë Demokratike nën hijen e listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ama nëse për hatër të Sali Berishës unë nuk mund ta imagjinoj dhe jo me të kontribuoj për një PD në përplasje me Shtetet e Bashkuara, as për hatër te aleancës se patjetërsueshme me Shtetet e Bashkuara, unë nuk mund ta ndjek dot me syte e me veshet mbyllur Lulzim Bashen. Keshtu qe do u beja thirrje te gjithëve qe te mos i kthejmë Shtetet e Bashkuara ne nje sinonim te Bashes dhe as demokratet e foltoreve ne sinonim te konvulsionit anti-amerikan te Berishës.
Thënë këtë ne nuk jemi këtu për te kontestuar legjitimitetin e kryetarit, as për te te kërkuar dorëheqjen.
Dorëheqjen, ndoshta duhet ta kishte konsideruar atëherë kur në fakt Sali Berisha jo vetëm nuk ia kërkoi, po doli me vrap ne krah të tij dhe bashke me TË dolem ne krah qe te gjithe ne ketu; bashke me ata qe u turren te te ngrëne gijotinen ne fushen e stadiumit).
Ta dhame voten perseri pa te thene as gjysme fjale pasi nuk i fituam zgjedhjet.
Keshtu kemi gabuar qysh nga viti 2013! Prandaj ky absurd erdhi ne kete pike, ku ti na dole humbes vetem tani qe Sali Berisha humbi fytyren ne bojen e zeze te vules non grata.
Pordo s’do Sali Berisha, ti je kryetari legjitim i Partise Demokratike dhe mitingu i dhimbshem i 11 dhjetorit nuk e ndryshon dot kete fakt.
Pavaresisht pranise atje te atyre delegateve te kuvendit qe votuan shkarkimin Bashes (askush s’e di numrin e tyre te sakte, po shumica e delegateve nuk nishin atje, sepse jane sot ketu), ai miting ishte dhe mbetet nul nga pikepamja ligjore, formale, statutore.
Top Channel