Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Vllaznia nuk ia doli të shënojë dhe duhet të mjaftohet me një pikë në takimin me Dinamon, që nuk prodhoi asnjë gol. Ndeshja e tretë radhazi që ekipi shkodran nuk pësoi gol, por sulmi nuk funksionoi.
Trajneri Thomas Brdaric analizoi sfidën në “Gol pas Goli” ku ndër të tjera tha:
“Mendoj se të bësh krahasime me një ndeshje tjetër nuk është e drejtë. Luajtëm kundër një ekipi që nuk ka pasur rezultate pozitive, por ka lojtarë me kualitet.
I thashë djemve përpara ndeshjes se jam kurioz të shoh se si do e përballonin sfidën ndaj Dinamos. Gjërat nuk shkuan siç duhet në pjesën e parë, nuk mund të jesh i suksesshëm nëse luan në këtë mënyrë. Fola me lojtarët në pushim, u thashë që nuk mund të vazhdojmë në këtë mënyrë. Gjërat ndryshuan, u përmirësuam, por nuk patëm fat në gjetjen e golit.
Duhet të kishim fituar më shumë duele, mendoj se loja e dobët në krahun e majtë ishte pasojë e dueleve që nuk fituam. Nuk fituam topat e dytë në pjesën e parë, kjo na penalizoi”, deklaroi trajneri i kuqebluve.
Top Channel