Berisha thërret protestë të hënën: Në orën 16:00 kundër “Ballkanit të Hapur” dhe vjedhjeve

18/12/2021 15:09

Sali Berisha zgjodhi ta hedhë votën e tij për shkarkimin e Lulzim Bashës në një qendër votimi pak metra larg nga hyrja e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

E gjithë skena e hyrjes në Bar Amerika, kthyer në një qendër votimi, u vëzhgua nga rojet e kësaj selie diplomatike e cila dha bekimin për shpalljen Non Grata të ish kryetarit të PD.

Vendi i zgjedhur për të votuar aspak rastësor. Ishte një tjetër veprim sfidues në vazhdën e shumë të tjerëve ndaj SHBA.
Pasi hodhi votën në këtë referendum organizuar prej tij e lartësoi vlerat e konservatorizmit, Sali Berisha paralajmëroi se si ai do ti kundërvihet takimit të radhës këtë të hënë në Tiranë të Open Balkan.

E ndërsa Sali Berisha do ti prijë kësaj proteste, Edi Rama, Aleksandër Vucic dhe Zoran Zaev, do të vijojnë agjendën e tyre të “Open Balkan”, me nënshtrimin e disa marrëveshjeve mes tyre edhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA