Basha: PD pasuri e anëtarësisë, jo pronë e një individi me mendësinë pas meje kaimeti!

18/12/2021 14:07

“PD pasuri e anëtarësisë, jo pronë e një individi me mendësinë pas meje kaimeti”. Kështu është shprehur Kryedemokrati Basha para mbështetësve të tij që morën pjesë sot në Kuvendin Kombëtar të PD.

Basha tha se duhet të paqtojmë Partinë Demokratike me shoqërinë, duke nisur nga shtresat që janë themelet e shtëpisë së PD, të përndjekurit dhe pronarët!

Fjala e plotë e Bashës:

Unë dua t’ju flas sot për Partinë Demokratike si pasuri e anëtarësisë dhe jo pronë e një individi me mendësinë pas meje kaimeti. Jo, kiameti nuk do të vijë. Partia Demokratike nuk do t’i dorëzohet fatit të një një personi. Partia Demokraitke do të jetë e gjithë demokratëve, nga themeluesit te më i riu apo më e reja mes nesh. Për këtë kam qendruar i prerë në këtë periudhë, pa u zbrapsur edhe përballë individit me të cilin kam ndarë shumë vite bashkëpunimi. Sepse nuk bëhej fjalë për fatin e një njeriu, POR për fatin e Partisë Demokratike, e për pasojë të të ardhmes së Shqipërisë.

Luftova, dhe po luftojmë të gjthë bashkë, për normalitetin, që kjo parti të jetë një forcë politike që ngrihet mbi fuqinë e individëve që e përbëjnë, jo mbi fuqinë që individi që sundon një parti, që merr nga të tjerët, për të larësuar kultin e tij, deri në atë pikë sa të bëhet mbytëse për të ardhmen e saj.
Këtë normalitet kërkoj, dua të jem kryetari që punoj për t’i dhënë normalitetin Partisë Demokratike dhe Shqipërisë.

Dua të jem politikani që jep një model ndryshe nga ai konfliktual me të cilin qytetarët janë mbingopur gjatë tranzicionit. Dhe për të sjellë këtë normalitet, duhet ta paqtojmë Partinë Demokratike me shoqërinë, duke nisur nga shtresat që janë themelet e shtëpisë tonë, të përndjekurit dhe pronarët…

Duke reflektuar me aktet dhe komunikmin tonë qytetarinë që kërkojmë t’i japim politikës, duke këmbëngulur në një model që është vendimtar në termat afatgjata për clirimin e shoqërisë nga tensionet që i ngarkon asaj politika.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA