Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar që po mbahet sot, Basha foli edhe për ‘trekëndëshin e Bermundës”, ku përfshihet Kryeministri Rama, Presidenti Meta dhe ish Kryeministri Berisha.
Basha tha se Partia Demokratike është e vendosur në shkërmoqjen e këtij trekëndëshi, ndërsa shtoi se prej dekadash PD po përballet me ata që besojnë se mbijetesa e tyre politike është me e rëndësishme se mirëqenia e qytetarëve.
Fjala e plotë e Kryedemokratit:
I ashtuquajturi sovranizëm i kastës 30-vjecare, i mbështetur fuqishëm nga oligarkët dhe mediat e tyre, është kundër këtij roli të ndërkombëatrëve sepse ata duan të jenë rehat, të shijojnë siç kanë shijuar, të pasurohen me korrupsion sic janë pasuruar, të mbajnë në këmbë sundimin e tyre në kurriz të shqiptarëve që vetëm varfërohen.
Demokratët, ashtu si shumica dërmuese e popullti shqiptar, e duan dhe presin një rol edhe më aktiv të SHBA e partnerëve europianë kundër korrupsionit, që është plaga më e madhe sot për vendin.
Demokratët nuk janë e nuk mund të jenë të ndarë “sovranistët kundër SHBA ” në një anë dhe “proamerikanë kundër sovranistëve” në anën tjetër.
Të gjithë jemi sovranë e atdhetarë në një Shqipëri demokratike, euro-atlantike.
Partia Demokratike është e vendosur të përballet me këtë kastë që e do Shqipërinë të izoluar,
Partia Demokratike është e vendosur të përballet me ktë regjim që e do Shqipërinë pa të drejta, pa liri, pa të vërteta. Që shkel ligjet, pasurohet duke vrarë shëndetin dhe ekonominë, grabit buxhetin e shqiptarëve, shantazhon dhe blen drejtësinë dhe median. Askush nuk mund të pretendojë se nuk e sheh dhe nuk e kupton.Por Partia Demokratike nuk mund ta pranojë këtë kurrë. Ne jemi vendosur të përballemi me ata që prej dekadash besojnë se mbijetesa e tyre personale është më e rëndësishme se mirëqenia e popullit tonë,
Partia Demokratike është e vendosur në shkërmoqjen e trekëndëshit të Bermudës dhe prodhimit të saj të fundit politik, regjimit të edi ramës përmes masakrës zgjedhore.
Që ethshëm ka synuar të cënonte ekzistencën dhe qendrueshmërinë e Partisë Demokratike. Nuk ia kanë arritur, e nuk do ta arrijë kurrë, sigurisht falë shumicës së anëtarëve dhe delegatëve të partisë sonë të mrekullueshme, që janë sot në këtë sallë e jashtë saj.
Ne kemi pasur probleme të shumta, por krenohemi që jemi partia e Dhjetorit ’90, që i ka i mbijetuar 31 viteve lufte të ashpra kundër saj, nga e majta komuniste apo nga kollona brenda nesh, deri te tentativat e të korruptuarve apo krimit të organizuar për të na dobësuar, për të na demoralizuar apo për të çfunksionalizuar Partinë Demokratike.Ne u kthyem fuqishëm me votat e shqiptarëve, ku pa asnjë pushtet, përballë masakrës zgjedhore, fituam zemrat e shqiptarëve dhe votën e vërtetë populore për ndryshim, pra një parti e madhe dhe e qendrueshme.
Qëndrueshmëria jonë as që mund të vihet në diskutim tashmë. Partia Demokratike është një realitet politik i konsoliduar që shikon vetëm nga e ardhmja.
Jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri por për të gjithë kombin tonë.
Që jo vetëm siguron qendrueshmërinë e PD, por edhe rritjen dhe zhvillimin e saj.
Ne mund të humbasim një numër individësh, në një pakicë të papërfillshme, të cilët janë të brumosur, të indoktrinuar apo të lidhur me fije të ndryshme me interesat e së shkuarës, por ne do të fitojmë besimin e pjesës më të madhe të shoqërisë sonë, atë shumicë që beson si ne tek e ardhmja perëndimore e Shqipërisë.
Ne do të fitojmë qytetarin normal shqiptar, votuesin civil, i cili do të ndërtojë këtu të ardhmen e tij. Ky transformin do ta më të besueshme dhe fitimtare, Partinë Demokratike, që lindi nga idealet më të mira të dhjetorit 1990, dhe që del më e pastër dhe më e forte nga ky Kuvend, gati për të zgjedhur të ardhmen.
Top Channel