Për 14 vite me radhë, ish bashkëshorti refuzoi të paguante çka gjykata urdhëroi për rritjen e fëmijës së tyre dhe për 14 vjet, Miranda Merkohasani e mori çdo muaj pensionin për fëmijën përmes përmbarimit shtetëror.

Gruaja është e vendosur se derisa vajza të mbushë 25 vjeçe dhe të përfundojë studimet, i ati duhet të paguajë detyrimin ushqimor.

Në Shqipëri, gati 3 mijë shtetas refuzojnë të paguajnë detyrimin ushqimor që vendos gjykata dhe në këto kushte, gratë i drejtohen përmbarimit shtetëror por burrat përherë e më shumë insistojnë se nuk kanë të ardhura dhe s’kanë punë.

Piro Lutaj, drejtor i përgjithshëm i përmbarimit: Për fat të keq, shifra është e lartë, sepse çiftet në Shqipëri pas divorcit nuk e kuptojnë se për të vazhduar jetën, ata duhet të kujdesen për fëmijën.

Në bazë të denoncimeve të shërbimeve të përmbarimit, shumë nga këta shtetas kanë përfunduar të akuzuar në prokurori, ndërsa nuk mungojnë rastet e tjetërsimit të pasurive vetëm e vetëm që i ati të mos paguajë pensionin ushqimor.

Piro Lutaj: Ana tjetër është që personi i cili jeton, punon, nuk bën një kontratë definitive pune me institucionin ku punon.

Sipas ligjit, fëmijës duhet t’i paguhet pensioni ushqimor deri në moshën 25 vjeç, atëherë kur përfundon studimet e larta dhe këtë gjë duhet ta bëjë edhe ish partneri i Miranda Merkohasanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA