Dinamo dhe Vllaznia ndajnë nga një pikë në “Elbasan Arena”, ku nuk shkuan dot përtej barazimit pa gola në sfidën e parë të javës së 14 të Abissnet Superiores.
Kryeqytetasit vinin pas tre humbjesh radhazi dhe treguan një fytyrë krejt tjetër në pjesën e parë, duke kontrolluar lojën dhe duke kërcënuar në 2-3 raste mjaft të mira shënimi.
Nga ana tjetër shkodranët duket se e kishin marrë shumë lehtë, duke u impenjuar pak dhe humbur shumë topa, teksa u zgjuan vetëm në 20 minutat e fundit të ndeshjes, ku në të paktën 3 raste i shkuan shumë pranë golit, por gardiani 17-vjeçar Simoni shfaqi siguri për t’u admiruar dhe ia doli të ruajë të paprekur rrjetën e portës së tij, në ndeshjen debutuese në Abissnet Superiore.
Pas këtij barazimi, Vllaznia barazon Kukësin me 24 pikë në vendin e dytë të renditjes, ndërsa Dinamo shkon në kuotën e 14 pikëve, por mbetet në vendin e 7.
Top Channel