Lulzim Basha përshkallëzon sanksionet ndaj Sali Berishës.

Pas pezullimit nga grupi parlamentar kryedemokrati kërkon shkarkimin e tij nga çdo funksion ne parti. Kryesia e Partisë Dmokratike vendosi ti propozoje Kuvendit të marrë një vendim që funksionarët të cilët i kap dekriminalizimi apo janë shpallur non grata nuk do të mund të jenë pjese e strukturave drejtuese te Partisë Demokratike.

Miratimi i këtij propozimi automatikisht e nxjerr Sali Berishën jashtë dy organeve me te larta drejtuese, kuvendit dhe Këshillit Kombëtar dhe e vetmja pike qe e mban te lidhur ish liderin e se djathtës me PD e Bashes është karta e anëtarësisë te cilën e mban nga dita kur themeloi partine.

E shtuna pritet te shënoje kulmin e përplasjes mes Sali Berishes dhe Lulzim Bashes te cilën pritet te bejne një shfaqje forcash pasi kane organizuar dy evente paralele. Ne ora 11.00 kryedemokrati ka thirrur Kuvendin Kombëtar ne Pallatin e Kongreseve ku pritet te ndahet përfundimisht me paraardhësin e tij, ndërkohe Sali Berisha zbret ne baze per te vulosur shkarkimin e Lulzim Basha si kryetar i PD nga anëtarësia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA