Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Interi pranoi ofertën prej 115 milionë eurosh të Chelsea për Romelu Lukakun në merkaton e verës. Sulmuesit belg nuk po i shkon mirë aventura e dytë me “Blutë e Londrës” dhe nuk përjashtohet rikthimi në Serie A.
Drejtori sportiv i klubit zikaltër, Piero Ausilio pranon se do dëshironte ta rikthente 28-vjeçarin tek Interi, por me një kusht të vetëm.
“A do nënshkruanim përsëri me Lukakun? Po, por vetëm me një kusht: ta marrim në huazim. U habitëm kur Romelu na kërkoi largimin në verë, pasi lojtari që kishim vendosur të sakrifikonim në merkato ishte Hakimi.
Gjithsesi, ne nuk u dorëzuam, biseduam gjatë me trajnerin dhe zgjodhëm lojtarët e duhur për ta zëvendësuar: Dzekon dhe Correan”, deklaroi drejtori sportiv i kampionëve të Italisë.
Top Channel