Greqia kërkon testet në kufi/ Në pikat e kalimit kufitar pritet të ketë fluks gjatë ditëve të festave

17/12/2021 16:36

Në ditët e fundit të dhjetorit pritet që në pikën kufitare të Kapshticës të shtohet lëvizja e udhëtarëve.

Pas vendimit të qeverisë greke për të lejuar kalimin me Rapid test ose PCR në prag të festave të fundvitit pritet që të ketë më shumë hyrje dalje të emigrantëve apo shqiptarëve që zgjedhin Greqinë për ditët e pushimit.

Prej 19 dhjetorit Greqia ka vendosur që të gjithë personat që duan të hyjnë në vendin fqinj duhet të kenë testin PCR të 72 orëve të fundit ose rapid test jo më larg se 24 orë nga udhëtimi. Greqia kërkon gjithashtu edhe formularin PLF, ndërkohë që këto rregulla zbatohen për të gjithë të rriturit dhe fëmijët plus 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi.

Top Channel