Celta Vigo kishte marrë vetëm një pikë në dy javët e fundit në La Liga, teksa sonte mposhti 3-1 Espanyolin. Ekipi galician e gjeti shumë shpejt golin e avantazhit.

Minuta e tretë, asist i Iago Aspas dhe finalizim i Santi Mina. Celta e filloi shumë mirë edhe fraksionin e dytë të sfidës, duke dyfishuar rezultatin në minutën e 47-të.

Iago Aspas u tregua i saktë përballë portës kundërshtare falë një diagonaleje potente, duke gjetur golin e tetë sezonal në kampionatin spanjoll. Vendasit gjetën edhe golin e tretë tetë minuta përpara fundit të ndeshjes. Denis Suarez vulosi fitoren me “tris” të Celta Vigos, duke finalizua një kundërsulm të bukur të ekipit të tij, teksa Espanyoli realizoi golin e nderit me anë të Loren Moron në minutën e dytë shtesë.

Keidi Bare qëndroi gjatë gjithë takimit në pankinë, teksa suksesi i sotëm e ka ngjitur skuadrën e Celta Vigos në vend të 12-të me 20 pikë, tre më pak se skuadra katalanase, që regjistroi disfatën e katërt radhazi në kampionat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA