Aktori i mirënjohur Luftar Paja festoi 80-vjetorin e tij. Miq dhe artistë u mblodhën në teatrin e Bylisit, që këtë dhjetor shënon 50 vite nga krijimi.
Festa ishte e dyfishtë për dashamirësit e teatrit, ndërsa Paja interpretoi në skenë, me energjinë që e karakterizon gjithnjë.
Në 50 vite, në skenën e tetarit janë vendosur qindra shfaqje, që u kujtuan me nostalgji nga artistët, që interpretuan disa pjesë të përzgjedhura.
Mes shoqërisë së kolegëve te skenës së teatrit, Paja u dekorua me çmimin “Qytetar Nderi”. “Jam i velur me çmime dhe dekorime, por kur ma jep bashkia ime Mallakastra, jam më shumë falenderues”, u shpreh Paja.
Vlerësimet për aktorin e madh nuk kanë munguar as nga i biri i tij, Gazmend Paja, i cili po ndjek hapat e te atit ne ne çdo skenë teatri.
Top Channel