Kreu i PD Lulzim Basha tha në Open se mundësia e vetme për zgjidhjen e krizës në PD është Kuvendi i 18 dhjetorit,
Basha tha se Berisha është një hije që sillet vërdallë për t’i bërë derman vetes duke përdorur demokratët.
Arjon Sulo: Në dritën e ngjarjeve që është Kuvendi i 18-ës, tashmë harkun politikë duket se ka mbaruar zoti Basha, a është në dorë sipas jush të Gjykatës çështja e konfliktit në PD? A kemi të bëjmë tashmë me një çështje ligjore që e ndan Gjykata?
Lulzim Basha: A ka gjykatës në botë që të konsiderojë, t’i shkojë në mendje, të legjitimojë diçka të tillë. Ta thash më përpara, nesër shkon Tom Doshi, mbledh 5 mijë veta, ndryshon prapë vulën e PD-së dhe thotë unë jam PD-ja. Pra nuk zgjidhet as në gjykatë. Çështja është e zgjidhur. Demokratët kanë një kundërshtarë. Problemi është që ka një njeri në gjirin e familjes tonë dhe jo një njeri dosido, por një njeri që ka qenë President, Kryeministër, kryetar opozite dhe kryetar i PD-së për 23 vite, i cili është shpallur non grata. Dhe në këtë moment, pasi partia, kryetari i partisë për interesin e demokratëve e ka pezulluar duke zbatuar në fakt zotimin e tij që nuk do të përfshinte partinë në konflikt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkon t’i tollovis dhe ta marrë partinë peng. Nuk ka për të ndodhur. Ju thash që më 11 dhjetor nuk do të ndodh asgjë. Asgjë nuk ndodhi më 11 dhjetor, asgjë nuk ka për të ndodhur me këtë lëvizje të lindur vetëm e vetëm për halli personal të Sali Berishës. Ajo është e destinuar të shuhet. Ndërkohë Partia Demokratike dhe shqiptarët kanë halle të tjera. Disa prej këtyre halleve janë akute. Disa prej këtyre problemeve, mund të marrin rrugëzgjidhje në qoftë se ne të gjithë bashkohemi pavarësisht prej bindjeve politike për të bërë gjënë e duhur. Gjeja e duhur sot është që Edi Rama të kishte dhënë dorëheqjen, pasi është kapur në vjedhje flagrante, një nga ministrat e tij. Gjëja e duhur sot është që ai dhe ministra të tjerë, të përfshirë në këtë vendimmarrje, të niste hetimi ndaj tyre. Gjëja e duhur është që Shqipërisë t’i jepet një orë e më parë një sistem i ndershëm zgjedhor që të ketë një Parlament të zgjedhur nga vota dhe jo nga krimi dhe këto janë vlerat për të cilat duhet të bashkohemi. Ndaj, me 18 dhjetor, të shtunën që vjen, kjo është detyra para nesh. Sali Berisha është, siç e thashë aty, që më kishit kapur te ajo sinkroni, është tashmë rikthyer në veten e tij, në një hije që sillet vërdallë për t’i bërë derman vetes duke përdorur demokratët. Ne kemi tjera probleme, ne kemi, në radhë të parë vetë demokratët, kanë sakrifikuar kaq shumë këto 8 vite dhe sakrificën e tyre për demokraci, për një shtet normal, për një ekonomi normale për të gjithë shqiptarët, kanë investuar gjithçka, ata që s’kanë pasur asgjë kanë investuar shpirtin e tyre, familjen e tyre, jetën e tyre, ata që kanë pasur diçka kanë investuar çfarë kanë pasur. Jemi barriera e vetme kundër padrejtësisë së këtij regjimi dhe jemi mundësia e vetme për zgjidhjen e kësaj krize prandaj 18, nuk është një ditë për t’u marrë me Sali Berishën, zoti Sula, është një ditë për të parë drejt të ardhmes.
Top Channel