Presidenti Meta dekreton ligjin për akcizat: Synon konsolidimin e të ardhurave

16/12/2021 18:56

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 114/ 2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për akcizat në Shqipëri.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se ky ligj u vendos të shpallej nga Presidenti Meta, pasi synon konsolidimin e të ardhurave nga akciza.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 114/2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Ky ligj u vendos të shpallej nga Presidenti i Republikës, për sa kohë synon konsolidimin e të ardhurave nga akciza, nëpërmjet përafrimit të tyre gradual me nivelin e akcizave të parashikuara në Direktivat e Bashkimit Europian, si dhe moslejimin e hapësirave ligjore për shmangie nga pagesa e akcizës, duke shfrytëzuar shkallët e diferencuara të saj për përdorues të ndryshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA