Presidenti i Maqedonisë së Veriut ndryshon mendje: Ballkani i Hapur do të vazhdojë të ketë mbështetjen time!

16/12/2021 23:02

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pak orë pasi deklaroi se ishte kundër nismës Ballkani i Hapur, ka ndryshuar qëndrim.

“Deri më tani, Ballkani i Hapur është nismë plotësuese me nismat e tjera rajonale dhe nëse qëndron kështu do të vazhdojë të ketë mbështetjen time” – thotë kreu i shtetit mbrëmjen e së enjtes në rrjetet sociale.

Më herët Pendarovski u kritikua nga disa zëra, ku më i ashpër ishte qëndrimi i kryeministrit Zoran Zaev.

“Është e pakuptueshme se pse dikush do të ishte kundër miqësisë me fqinjët, kundër përafrimit të të rinjve dhe popujve të Ballkanit Perëndimor dhe kundër shkëmbimit më të lehtë ekonomik ndërmjet vendeve të rajonit” – tha Zaev sot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA