Deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Edi Paloka ka publikuar në facebook mesazhin e një drejtuesi grupseksioni nga zona e Durrësit. Ky i fundit ka qenë firmëtar dhe delegat në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në 11 dhjetor.
Paloka shkruan se informacionet e tjera janë edhe më zi se kaq, sepse sipas tij, po bëjnë “delegatë” jo vetëm ata që janë me Bashën , pa asnjë funksion në PD, po dhe ata që janë me Ramën.
“Kush tha qe i kane mbyllur dyert e selive…?! Dyert jane te hapura, po me sa duket jo per te zgjedhurit e demokrateve.
Sapo me erdhi nje mesazh prej nje drejtuesi grupseksioni nga zona ime ne Durres, firmetar dhe delegat ne Kuvendin e 11 dhjetorit.
Ne fakt informacionet e tjera jane edhe me zi se kaq…se po bejne “delegate” jo vetem ata qe jane me Bashen , pa asnje funksion ne PD, po dhe ata qe jane me Ramen…” shkruan Paloka.
Top Channel