Gjendet një person i vdekur në Librazhd
16/12/2021 16:14
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Librazhd.
Sipas informacioneve të policisë mësohet se trupi i pajetë i një 66-vjeçari është gjetur në rrugë, në fshatin Berzeshtë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja e 66 vjeçarit mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.
“Më datë 16.12.2021, rreth orës 15:35, në fshatin Berzeshtë, Librazhd, është gjetur i pajetë, në rrugë, pa shenja dhune, shtetasi Xh. K, rreth 66 vjeç. Nga hetimet paraprake, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel