Megjithë tragjedinë, emigrantë vijojnë të mbërrijnë në Britani nga ngushtica e rrezikshme me Francën (fotot)

16/12/2021 18:59

Emigrantë zbrisnin sot nga barkat e shpëtimit teksa vazhdojnë lundrimet e rrezikshme në ngushticën me Anglinë, megjithë tragjedinë e muajit të kaluar.

Një fëmijë e pesë gra ishin mes 31 emigrantëve të mbytur muajin e kaluar kur barka e tyre u fundos pas nisjes nga brigjet franceze.

Hetimet e autoriteteve angleze dhe të grupeve të monitorimit zbuluan së fundmi shkelje të rënda në ambjentet e pritjes së emigrantëve në jug të Britanisë.

Kishte gra që kishin përdhunuar nga bandat e trafikut të emigrantëve, dhe qe nuk ishin marre mbështetjen e duhur, ndërsa të miturit mbaheshin me të rritur pa lidhje fisnore.

Edhe në një raport të shtatorit 2020 ishte deklaruar se ambjentet e qendrave “nuk ishin të pajisura plotësisht për qëllimin e tyre”, tha inspektori britanik i burgjeve Charlie Taylor.

Ai shtoi se nuk ishte e qartë përse nuk ishin ndjekur udhëzimet e qeverisë, teksa inspektorëve stafi i ankohen për mungesë koordinimi.

FOTO GALERI
1/5
Emigrantë zbrisnin sot nga barkat e shpëtimit teksa vazhdojnë lundrimet e rrezikshme në ngushticën me Anglinë

Top Channel