E përjashtoi pasi fitoi zgjedhjet në PD/ Basha paralajmëron: Do t’i vijë dita edhe brinjëve të tjera të trekëndëshit të Bermudës

16/12/2021 22:10

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar pse e përjashtoi Sali Berishën në datën 9 shtator nga grupi parlamentar, një kohë kur ishte konfirmuar në krye të PD-së.

Teksa i ka dalë në mbrotje vendimit të SHBA-së, Basha tha se vendosi ta përjashtonte në atë kohë sepse Berisha ia ka thënë shprehimisht se para interesave të tij nuk vë interesat e demokratëve.

Po ashtu ai paralajmëroi se së shpejti do t’i vijë radha edhe të atyre që ai e quan trekëndëshi i Bermudës, përfshirë Ilir Metën dhe Edi Ramën.

“Që nga qershori e deri në 9 shtator unë kam qenë i angazhuar që Berisha të përmbushte zotimin e dhënë demokratëve të mos bëhej barrë dhe pengesë për demokratët. Më ka thënë se nuk kam ndërmend të vendos asnjë para interesit tim personal dhe as demokratët. SHBA nuk janë ish-Bashikimi Sovjetik dhe nuk do ishin këta që janë nëse do vepronin si një vend ish-komunist. Kanë instrumentat e tyre dhe janë ata që kur komunistët shqiptarë i thyen zgjedhjet e ’91 na dolën në krah në ’92 dhe kështu e larguam komunizmin në Shqipëri.

Pas SHBA Shqipëria nuk do ishte në NATO. SHBA-të nuk marrin vendime politike. Do t’i vijë dita edhe brinjëve të tjera të trekqëndëshit të Bermudës, por nuk jam as unë as ti që përcaktojmë shpejtësinë e intitucioneve amerikane.

Unë nuk jam mashë e askujt dhe këtë e kam provuar me akte jo me fjalë. Kur unë kam bindjen se në lojë janë interesat kombëtarë nuk ka gjë përveç zotit të më ndalojë mua. Këtu ishin interesat e demokratëve përballë atyre të Berishës dhe sigurisht që do zgjidhja ato të demokratëve. SHBA e ka shpallur non grata dhe Rama duke të ishte shpallur me kohë non grata. E vetmja gjë që kam në dorë unë dhe jam përgjegjës para demokratëve është ta mbroj apo thërrmoj interesin e demokratëve”, tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA