Miklea dhe Alvisa kanë pasur një diskutim puntatën e sotme të “Për’puthen”, madje nuk kanë shmangur dot as ngritjen e toneve.
Deklarata e Mikelës se në “për’puthen” janë krijuar grupe solli reagimin e Alvisës dhe një pjese të djemve. Ajo e quajti Albin zar të Bashkimit dhe Alvisës, ndërsa kjo e fundit ndërhyripër të përgënjeshtruar deklaratën e Mikelës.
Mikela-Alvisës: Kur nuk je e larë mos shko te të tjerët.
Alvisa: Unë jam shumë e larë.
Mikela: Me çfarë je larë?
Alvisa: Me shampo me balsam, me të gjitha.
Mikela: Uroj që pasi të lahesh të shplahesh.
Alvisa: Kam kuptuar që kur njerëzit dredhin muhabetet dhe nuk japin asnjëherë asnjë përgjigje, janë të zhytur.
Mikela: Më pëlqen shumë që jeni bërë grupe këtu dhe t’ju shohim se sa do ju rrojnë këto grupe kur të dilni.
Albi: Kush i ka grupet dhe se kush i krijoi grupet Mikela e dimë të gjithë.
Mikela: Ti mos fol fare njëherë se ti je bërë zar i këtyre.
Alvisa: Avash njëçikë me zarin ti.
Mikela: Hiqe dorën nga fytyra ime.
Top Channel