Në klubin e Teutës duket se nuk e kanë shqyrtuar shumë mirë idenë për të ndarë rrugët me trajnerin Edi Martini, kjo për arsye sepse pak minuta më parë në kampin durrsak kanë zyrtarizuar rikthimin e tij në krye të skuadrës.
Tekniku shkodran i cili ka qenë edhe më i suksesshmi në historinë e Djemve të Detit, do të veshë sërish tutat për të marrë nën drejtim ekipin.
Kujtojmë se ndarja me Martinin ndodhin pas një humbje me Partizanin, ndërsa në këto sfida trajner i durrsakëve ka qenë Renato Arapi. Ky i fundit grumbulloi pesë pikë në tre ndeshje, ndërsa tashmë do të rikthehet sërish në postin e drejtorit sportiv. Aktualisht, Teuta gjendet në vendin e gjashtë me 18 pikë të grumbulluara, ndërsa objektiv mbetet konfirmimi si kampionë të Superiores.
Sakaq, ndeshja e radhës për durrsakët është ajo e së dielës ndaj Tiranës në stadiumin Air Albania, në orën 19:45.
Top Channel