Pas replikës së ish-kryeministrit Sali Beriasha me kryedemokratin Lulzim Basha ka reaguar edhe Partia Demokratike.
Përmes një shënimi në facebook, PD thotë se fyerjet dhe shpifjet ndaj zëdhënëses së PD janë dëshmi e qartë e mungesës së argumentave dhe etikës së komunikimit të ish-kryeministrit.
Po ashtu në njoftim theksohet se shoqëria shqiptare duhet të ndahet përfundimisht nga politika e vjetër, nga gjuha e urrejtjes dhe e linçimit.
“Fyerjet dhe shpifjet ndaj zëdhënëses së PD janë dëshmi e qartë e mungesës se argumentave dhe etikës së komunikimit të Sali Berishës. Mënyrë komunikimi që e shfaqin shpesh dhe një pjesë e pakicës që e mbështesin. Shoqëria shqiptare duhet të ndahet përfundimisht nga politika e vjetër, nga gjuha e urrejtjes dhe e linçimit. Demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, ata zgjedhin të ardhmen!” shkruhet në njoftimin e PD-së.
Top Channel