27/12 20:01
“La Boheme” e kompozitorit Giacomo Puccini pati premierën mbrëmjen e së mërkurës në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe do të vijojë shfaqet deri më 17 dhjetor.
Regjia e këtij produksioni ju besua Ada Gurrës. Orkestra e TKOB dirigjohet në katër netët e shfaqjes nga dirigjenti italian Jacopo Sipari.
Pas Eva Golemit, rolin e Mimisë për shfaqen e sotme do ta ketë Renisa Lacka. E dyta Mimi për të vjen ndryshe.
Simona Karafilit gjithashtu i është besuar Mimi i mbrëmjes së 16 dhjetorit. Luleshitësja, që dashuron dhe vuan.
Shfaqja që na con në prag Krishtlindjesh në fundin e shek. XIX në Paris, vjen e kuruar nga kostumografi Ardi Asllani
Top Channel