Kuvendi i 11 Dhjetorit, Alibeaj: Skena hipokrite, e kundërshton Këlliçi dhe Harxhi

15/12/2021 22:32

Alibeaj, nënkryetar i Partisë Demokratike e cilëson Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish kryeministri Berisha si një ‘skenë hipokrite’.

I ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Open’, Alibeaj ka debatuar me të ftuarit në studio, ndërsa Harxhi i thotë se duhet të ishte pjesë e këtij Kuvendi, Alibeaj thotë se nuk do të jetë i pranishëm në asnjë lëvizje që delegjitimon atë që është produkti i demokratëve dhe nuk do të jetë me askënd që bën skena të tilla hipokrite.

Pjesë nga debati:

Alibeaj: Teksa bëhet fjalë për mbledhjen e një forumi i cili vepron në bazë të votës, rezultatit, pyetja më bazike është a kishte kuorum, sa ishte ky kuorum? Ndryshuam statutin, shkarkuam kryesinë, shkarkuam Këshillin Kombëtar, kryetarëve të degëve.

Harxhi: Asnjë kryetar dege nuk është shkarkuar, absolutisht jo! As Këshilli Kombëtar nuk është shkarkuar!

Alibeaj: Ndryshuam vulën, ndryshuam stemën. Për të gjitha këta sa votuan pro sa votuan kundër, sa votuan abstenim?

Këllici: 4935 delegatë. Të hapen pamjet filmike, unë mbaj përgjegjësi të plotë.

Alibeaj: Ky është cinizmi, sepse ai numri atje 20 minuta më parë se të arrinte te ai numri 4935 ishte 1227 dhe shkonte si në bingo.

Harxhi: Më vjen mirë që e paskeni ndjekur, po ju duhet të ishit aty!

Alibeaj: Nuk shkoj në lëvizje që delegjitimojnë atë që është produkti i demokratëve, nuk ja jap këtë shërbim të hidhur demokratëve dhe për këdo që bën skena të tilla hipokrite.

Harxhi: Sot është bërë regjistrimi në gjykatë statuti i ri i PD em të gjitha ndryshimet dhe në të njëjtën kohë kuorumi lista dhe gjithë tjetër, edhe ata që kanë votuar. Është super e zgjidhur!

Kujtojmë se, Komisioni  për Rithemelimin e Partisë Demokratike këtë të mërkurë çoi në gjykatë ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin Kombëtar  të 11 dhjetorit.

Një ndryshim thelbësor i statutit sipas njerëzve të Berishës ka të bëjë me nenin se çdo akt i organeve të PD-së i ndërmarrë para hyrjes në fuqi të këtij Statuti dhe që bie në kundërshtim me dispozitat e tij, shfuqizohet automatikisht me hyrjen në fuqi të Statutit. Pra Berisha kërkon të zhbëjë vendimin e Bashës për ta përjashtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA