Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë u pritën në një takim te veçante në Prishtinë nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti .
Pas takimit me Ballën Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se gjatë takimit u diskutua rëndësia e bashkëpunimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive, në veçanti këto marrëveshjet e fundit në Elbasan.
“Edhe Kuvendet tona respektive do të mund të japin kontributin e tyre, duke kërkuar llogaridhënie nga qeveritë se çfarë kemi bërë për të zbatuar marrëveshjen, por njëkohësisht edhe për t’u harmonizuar e sinkronizuar sa më shumë në arenën ndërkombëtare përsa i përket politikës së jashtme. Ne Kosovë partitë politike nuk kanë dallime, sa i përket çështjes së Kosovës, por natyrisht nuk kanë as dallime persa i përket çështjes së Shqipërisë, ndaj kjo e përbashkët e jona duhet të bëhet më funksionale dhe më aktive”, deklaroi Kurti.
Top Channel